Ukraina do të mbrojë qytetarët në rajonet e pushtuara nga Rusia ndërsa Moska është shumë pranë aneksimit, sipas një deklaratë të presidentit Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.
“Ne do të veprojmë për të mbrojtur popullin tonë: si në rajonin Kherson, në rajonin Zaporizhzhia, në Donbas, në zonat e pushtuara aktualisht të rajonit të Kharkiv dhe në Krime”, tha ai në një video të postuar në Telegram.
Ka shqetësime se aneksimi i katër territoreve mund të përkeqsojë dhe më shumë situatën, pasi Moska ka kërcënuar me përdorimin e armëve vdekjeprurëse. Ukraina nuk do të jetë në gjendje të negociojë me Rusinë pas të ashtuquajturave referendume, tha Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.
Zelensky tha se gjithashtu se nuk ka asgjë për të diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin.
/abcnews.al