Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7

schedule08:57 - 20 Maj, 2023

schedule 08:57 - 20 Maj, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë personalisht të dielën në samitit të G7, në Hiroshima të Japonisë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme japoneze.

Presidenti ukrainas pritet të mbërrijë sot në Hiroshima, ku do të ketë takime dypalëshe me krerët e “Grupit të Shtatë” shteteve.

Presidenti i SHBA Joe Biden është “gati” për ta takuar atë, sipas Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Sullivan konfirmoi për shtypin se Uashingtoni tani mbështet iniciativën e disa vendeve perëndimore për të trajnuar pilotët ukrainas në F-16. Gjatë këtij trajnimi, i cili pritet të zgjasë me muaj, do të përcaktohet edhe orari i dorëzimit të avionëve luftarakë, numri i tyre dhe vendet e origjinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!