Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se do të punojë me Donald Trump nëse kandidati presidencial fiton zgjedhjet. Trump, i cili i mbijetoi një atentati në fundjavë në Butler, Pensilvani do të përballet me presidentin aktual të SHBA Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme.
Biden ka qenë aleat i vendosur i Kievit që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022, duke premtuar më shumë ndihmë financiare për Ukrainën se çdo vend tjetër.
Ekziston shqetësimi se Trump, i cili kryeson në sondazhe, nuk do të bënte të njëjtën gjë nëse rizgjidhet.
Kandidati republikan tha se do ti jepte fund luftës përpara se të merrte detyrën më 20 janar.
/abcnews.al