Zelensky dhe Sunak nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin e sigurisë mes dy vendeve

schedule15:52 - 12 Janar, 2024

schedule 15:52 - 12 Janar, 2024

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak nënshkruan sot një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin e sigurisë.

Dokumenti, “Marrëveshja për bashkëpunimin e sigurisë ndërmjet Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut” është nënshkruar nga krerët e dy vendeve pas negociatave në Kiev.

“Nëse garancitë e tilla do të ishin nënshkruar në vitin 1991, veçanërisht me Britaninë e Madhe, lufta as që do të kishte filluar”, tha Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!