Zelensky bisedon me Johnson: Të bashkëpunojmë për të parandaluar krizën ushqimore

schedule13:13 - 28 Maj, 2022

schedule 13:13 - 28 Maj, 2022

Presidenti Volodymyr Zelensky ka zhvilluar  një bisedë telefonike me Boris Johnson për “forcimin e mbrojtjes të Ukrainës dhe zhbllokimin e porteve” ndërsa lufta po vazhdon, shkruan skynews.

Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, zhvillova një tjetër tjetër bisedë telefonike me Boris Johnson. Ne folëm për forcimin e mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e bashkëpunimit për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant.

Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet,” tha Zelensky në një postim në Twitter.

Ditën e djeshme, kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe Zelenskyy diskutuan zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina për të menaxhuar krizën ushqimore që po kërcënon vendet më të varfra në botë.

Bllokada ruse e porteve ukrainase ka penguar eksportin e drithërave, nga të cilat të dyja vendet janë eksportuesit kryesorë. Kremlini ka akuzuar Ukrainën për bllokimin e porteve ndërsa Ukraina i ka cilësuar veprimet ruse si “shantazh”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!