Zelensky bën thirrje për më shumë sanksione: Bojkotoni naftën ruse

schedule13:44 - 7 Mars, 2022

schedule 13:44 - 7 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një tjetër mesazh publik. Në daljen e fundit, presidenti ukrainas ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Duke folur në konferencën e tij ditore, Zelensky thotë se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”, prandaj, shton ai, “ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”.

Zelensky bën thirrje gjithashtu për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”.

Ai shton se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht moral”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!