Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje edhe një herë aleatëve për më shumë mbrojtje ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të nisë sulmet në rajonet lindore të vendit. Ai paralajmëroi se Rusia lëshoi 130 raketa, më shumë se 320 drone vetëm këtë muaj.
Every day and night, Russia uses drones, missiles, and guided bombs to wage a terrorist war against our people, against ordinary Ukrainian cities and villages.
Since the beginning of March, Russian troops have used 130 different types of missiles, over 320 "Shahed" drones, and… pic.twitter.com/pZTm3n2V0r
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 19, 2024
“Ne kërkojmë më shumë mbrojtje, veçanërisht të sistemeve të mbrojtjes ajrore që partnerët tanë posedojnë,” tha Zelenskyy në një postim në X.
Ndihma e huaj ushtarake është zbehur ndërsa lufta ka vazhduar, ndërsa Uashingtoni po mban peng ende miratimin e paketës. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha se vendi shpreson të ketë mjaftueshëm municione për të zmbrapsur trupat ruse deri në prill.
Kjo vjen pasi ministria ruse e mbrojtjes pretendon se forcat e saj kanë marrë në kontroll fshatin Orlivka, në rajonin e Donetsk.
/abcnews.al