Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky akuzon Trump/ Tafani: Ukraina e varur nga SHBA. Trump ka ndërprerë ndihmat amerikane

schedule21:20 - 18 Shkurt, 2026

schedule 21:20 - 18 Shkurt, 2026

Analisti Endri Tafani tha se pozicioni i Trump në konfliktin në Ukrainë ndryshon nga ai i Biden, duke ndërprerë ndihmën amerikane dhe duke ushtruar presion ndaj Ukrainës që nga takimi i shkurtit të vitit të kaluar. Ai vuri në dukje se presioni i vazhdueshëm ka ulur Ukrainën në tavolinën e paqes dhe se pika kyçe mbetet lëshimi i territoreve.

Tafani theksoi gjithashtu se Ukraina mbetet e varur nga ndihmat amerikane, përfshirë sistemet Patriot, inteligjencën ushtarake, zbulimin e depove me municione ruse dhe përdorimin e Starlink nga forcat ukrainase.

“ Zelensky nuk po thotë ndonjë gjë të re; pozicioni i Trump në konflikt është ndryshe nga ai i Biden. Trump është munduar dhe ka ndërprerë ndihmën amerikane për Ukrainën, dhe fondet e Kongresit nuk u realizuan.



Ai ka filluar të bëjë edhe presion, që nga takimi në shkurt të vitit të kaluar, ku skenat ishin të tensionuara për diplomacinë. Ka vijuar më tej me presion ndaj Ukrainës, ku duket se e ka ulur Ukrainën në tavolinën e paqes. Është një presion konstant dhe vihet re edhe tani në kërkesat e SHBA-së për këto negociata. Pika kyçe është lëshimi i territoreve; askush nuk lëshon një territor pa luftë.

Ukraina është e varur nga ndihma që i jep Amerika: sistemet Patriot, inteligjenca ushtarake, sistemet e alarmimit të hershëm (early ëarning system), zbulimi i depove me municione ruse dhe Starlink, që përdoret gjerësisht nga forcat ukrainase.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!