Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për përkeqësim të qëllimshëm të situatës rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia (ZNPP) pasi termocentrali u shkëput nga rrjeti energjetik i vendit të hënën, shkruan CNN.
Një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha për CNN se linja e transmetimit që lidh Zaporizhzhia me rrjetin energjetik të Ukrainës ishte shkëputur qëllimisht për shkak të bombardimeve.
Ukraina fajësoi Rusinë për bombardimet.
“Unë e konsideroj shumë elokuent faktin që Rusia po e bën këtë tani, pikërisht në prag të përfundimeve të IAEA. Bombardimi i territorit të ZNPP do të thotë se shtetit terrorist nuk i intereson çfarë thotë IAEA, nuk i intereson se çfarë vendos komuniteti ndërkombëtar”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
“Rusia është e interesuar vetëm të përkeqësojë situatën,” shtoi ai, duke shpjeguar se kjo ishte hera e dytë që termocentrali bërthamor Zaporizhzhia ishte shkëputur nga rrjeti ukrainas, duke e sjellë atë “një hap larg një katastrofe nga rrezatimi. ”
“Kjo mund të ndryshohet vetëm duke rritur sanksionet, vetëm duke njohur zyrtarisht Rusinë si një shtet terrorist — në të gjitha nivelet,” përfundoi Zelensky. “Kjo kërkon një përgjigje ndërkombëtare, duke filluar nga OKB-ja,” përfundoi ai.
/abcnews.al