Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky akuzoi sot Kinën se po ndihmon Rusinë për të prishur konferencën e ardhshme të paqes në Zvicër për t’i dhënë fund konfliktit mbi Ukrainën.
Në një konferencë për shtyp në forumin e mbrojtjes Shangri-La në Singapor, Zelensky tha se Kina po u bën presion vendeve të tjera dhe liderëve të tyre që të mos marrin pjesë në konferencën e ardhshme.
“Rusia, duke përdorur ndikimin kinez në rajon, duke përdorur diplomatët kinezë, po bën gjithçka për të prishur konferencën e paqes”, tha ai.
/abcnews.al