Rusia ka humbur pothuajse 40,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë më 24 shkurt, sipas një deklaratë të presidentit të Volodymyr Zelenskiy, shkruan The Guardian.
“Për katër muaj, shteti rus nuk u ka dhënë qytetarëve të tij asnjë informacion – qoftë edhe të censuruar për humbjet e kontingjentit pushtues. Heshtje totale. Asgjë nuk u publikua apo u tha në intervista dhe fjalime të shumta në nivel politik dhe ushtarak.
Megjithatë, ky numër tashmë është pothuajse 40,000 – ky është numri i të vrarëve që nga 24 shkurti. Dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur,” tha Zelensky.
/abcnews.al