Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se deri më tani 106 vende dhe organizata kanë rënë dakord të marrin pjesë në konferencën e ardhshme të paqes për përfundimin e konfliktit në Ukrainë, e cila do të mbahet në Zvicër.
Në Singapor, Zelensky, duke iu drejtuar më shumë se 500 pjesëmarrësve të konferencës aziatike të sigurisë “Dialogu Shangri-La”, kryetarë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të tjerë nga rreth 50 vende, tha se një konferencë e paqes në Zvicër do të ishte mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ai shtoi se ishte i zhgënjyer që disa liderë botërorë ende nuk e kishin konfirmuar praninë e tyre në konferencën në Zvicër, por ai nuk përmendi ndonjë vend në veçanti.
/abcnews.al