Zelandë e Re, të paktën 6 të vdekur nga zjarri në një hostel

schedule12:18 - 16 Maj, 2023

schedule 12:18 - 16 Maj, 2023

Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins e ka quajtur incidentin “tragjedi absolute” dhe konfirmoi për programin lokal të lajmeve të mëngjesit AM se gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tha se numri “ka gjasa” të rritet.

“Kjo është një situatë e tmerrshme. Dhe në kohë, sigurisht, do të ketë një sërë hetimesh rreth asaj që ka ndodhur dhe pse ndodhi. Por, tani për tani, fokusi duhet të jetë në trajtimin e situatës”, shtoi ai, raportojnë mediat e huaja.

Duke iu përgjigjur raporteve se ndërtesa nuk kishte spërkatës kundër zjarrit, ai tha se aktualisht nuk është kërkesë sipas kodit të ndërtimit të Zelandës së Re që ndërtesat e vjetra të pajisen me to.

Edhe pse nuk ishte e qartë se sa njerëz ndodheshin brenda hostelit, i cili ka një kapacitet prej 92 personash, mediat lokale raportojnë se 20 persona rezultojnë si të zhdukur.

Zjarri raportohet se shpërtheu pak pas mesnate dhe u shua rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale pasi më shumë se 10 automjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.