Kryeministria e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka zgjatur bllokimin e vendit për një javë tjetër, bllokim i cili do të përfundonte të mërkurën.
Ajo filloi konferencën e saj të përditshme për shtyp duke i bërë homazhe “shumë njerëzve që kanë humbur dikë nga Covid-19 dhe për ata të cilët rrezikonin të humbnin dikë”.
Ndërkohë numri i viktimave në Zelandën e Re është 12.
Ajo gjithashtu tha se Zelanda e Re kishte bërë diçka që disa vende të tjera nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë, dhe ta mbajnë nën kontroll përhapjen e Covid-19. Zyrtarët janë të sigurt, tha ajo, se nuk ka pasur një transmetim të përhapur të komunitetit në vend.
“Në krahasim me pjesën tjetër të botës ne kemi bërë diçka që është e pabesueshme,” tha ajo.
Duke filluar nga e marta tjetër 28 Prill, Zelanda e Re do të hyjë në një nivel tjetër të bllokimit, tha ajo. Bizneset do të lejohen gradualisht të rihapen dhe shkollat mund të fillojnë të përgatiten për të pritur përsëri studentët, por udhëzimet për distancimin shoqëror dhe qëndrimin në shtëpi mbeten.
Data është pak më larg sesa kishin parashikuar disa, por Ardern tha që “sakrifica e bërë deri më tani ka qenë e madhe “.
“Sa më gjatë të vazhdojëmë të jemi në izolim, aq më pak ka të ngjarë që ne do të duhet të rikthehemi në izolim përsëri”, tha ajo./abcnews.al