Për herë të parë që nga fillimi i izolimit në 25 mars, Zelanda e Re nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus. Lajmin e bëjnë me dije autoritetet shëndetësore të vendit.
Deri më tani Zelanda e Re ka regjistruar 1,487 raste me Covid-19, ku 86% të tyre janë rikuperuar.
Shtatë persona ndodhen të shtruar në spital ndërsa vendi ka regjistruar vetëm 20 viktima nga koronavirusi.
Kryeministrja Jacinda Ardem, kishte njoftuar që një javë më parë ‘fitoren’ mbi Covid-19.
Në ditët e ardhshme qeveria do të mblidhet për të vendosur mbi lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve, që ka nisur tashmë që nga e hëna e kaluar./abcnews.al