Zelanda e Re pritet të lehtësojë masat e koronavirusit për personat e vaksinuar plotësisht. Vendi ka vaksinuar 90% të popullsisë. Kryeministrja Jacinda Ardern tha se fillimisht nuk ishte e gatshme të vendoste një objektiv vaksinimi.
“Delta e bëri shumë të vështirë ruajtjen e strategjisë sonë të eliminimit. Tentakulat e saj arritën në komunitetet tona dhe e vështirësuan edhe më tej situatën”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se një sistem i ashtuquajtur “semafor”, i bazuar në shifrat e rasteve dhe mënyrën se si sistemi i kujdesit shëndetësor po trajton problemin do të funksionojë pasi të arrihet qëllimi i vaksinimit, duke lejuar kompanitë që më parë konsideroheshin me rrezik të lartë të rihapen plotësisht për personat e vaksinuar në jeshile dhe portokalli dhe të vazhdojnë të funksionojnë me disa kufizime në të kuqe.
Ardern tha se plani i ri do të bënte që Zelanda e Re të ecë përpara në mënyrë të sigurte, por gjithashtu priten rritje të rasteve të Covid-19./abcnews.al