Zelanda e Re në izolim, pas 1 rasti pozitiv me Covid-19

schedule14:25 - 17 Gusht, 2021

schedule 14:25 - 17 Gusht, 2021

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka njoftuar një bllokim mbarëkombëtar pasi një burrë rezultoi pozitiv me Covid. Rasti i parë në gjashtë muaj u zbulua në Auckland, i cili do të jetë në izolim për një javë, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë në izolim për 3 ditë.

Coromandel, një qytet bregdetar që personi i infektuar kishte vizituar, do të jetë në izolim për shtatë ditë. Pacienti, një burrë 58-vjeçar, besohet se është infektuar rreth 1 javë më përpara.

Zelanda e Re është treguar e suksesshme në eliminimin e virusit brenda kufijve të saj, megjithëse kufijtë e saj ndërkombëtarë mbeten kryesisht të mbyllur.

Sidoqoftë, programi i vaksinimit ka qenë i ngadaltë, pasi rreth 20%  e popullsisë është vaksinuar plotësisht dhe 33%  kanë marrë një dozë kundër Covid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!