Zelanda e Re do të rihapë kufijtë ndërkombëtarë për Krishtlindje

schedule11:42 - 14 Tetor, 2021

schedule 11:42 - 14 Tetor, 2021

Zelanda e Re do të rihapë kufijtë ndërkombëtarë për Krishtlindje por personat që do të mbërrijnë në vend do të karantinohen për 14 ditë. Udhëtimet ndërkombëtare janë pezulluar që nga korriku, për shkak të rritjes së rasteve.

Zelanda e Re tashmë ka lëshuar një mandat vaksine për personat që vijnë nga jashtë: që nga muaji tjetër, të gjithë personat që nuk janë rezidentë duhet të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19.

Ndërkohë, qeveria po shqyrton mundësinë për hapjen e kufirit me Australinë muajin e ardhshëm. Rreth 50.1% e popullsisë, përkatësisht 2.55 milion persona janë vaksinuar plotësisht kundër Covid.

Zelanda e Re ka regjistruar 4,831 raste dhe 28 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!