Zelanda e Re anulon miqësoren e luksit në “Wembley”, shkak bëhet Covid-19

schedule17:24 - 14 Tetor, 2020

schedule 17:24 - 14 Tetor, 2020

Zelanda e Re kishte programuar në muajin nëntor një miqësore luksi kundër Anglisë në “Wembley”, por ndeshja nuk do të zhvillohet. Shkaku lidhet me koronavirusin dhe gjendjen e vështirë të krijuar si pasojë e pandemisë.

Është një sfidë që kishim shumë dëshirë ta luanim, por natyra e ndryshueshme e kufizimeve në udhëtimet jashtë vendit si pasojë e Covid-19, nuk na siguron të grumbullojmë një skuadër të plotë për ndeshjen në Wembley.

Disa lojtarë të skuadrës do duhet të karantinohen dhe mund të ketë kufizime me t’u kthyer në shtëpi. Kjo do të ndikojë në kampionatin vendor dhe do të sjellë probleme të mëdha“, deklaron Andrew Pragnell, shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Zelandës. /abcnews.al