Egnatia nuk arriti të dilte me pikë nga dueli i mbijetesës me Kastriotin, një takim i cili u luajt në Kamëz, nxori fituese skuadrën krutane që arriti të fitonte me rezultatin 1-0.
Në ndeshjen e dytë si trajneri i rrogozhinasve, Zekirija Ramadani nuk arriti të merrte rezultat pozitiv.
Pas ndeshjes, trajneri i Egnatias, Zekirija është shprehur se nuk është gjithçka me buton, dhe për të marrë skuadra filozofinë e tij të lojë duhet pak kohë të ambientohen.
“Sot krijuam por nuk patëm shumë agresivitet në portë. Në zonën e finalizimit po çalojmë. Ishte një fushë që do më shumë luftë dhe agresivitet. Ndoshta dhamë maksimumin, por duhet të jemi më vetëkritik, nga unë i pari.
Kjo humbje është më e madhe se tri pikë, pasi humbëm ndaj një rivali direkt. Tani duhet t’i provoj të gjithë lojtarët, kanë mbetur edhe dy ndeshje këtë vit.
Ndryshimet që erdhën sot mendoj se e ndihmuan pak ekipin, do e kemi më të lehtë nëse rritet konkurrenca. Unë shoh ndeshjet e kaluara, por edhe kundërshtarët.
Nuk është një gjë që shtyp butonin dhe reagojmë të gjithë. Diçka që kam kërkuar në stërvitje, djemtë e kanë bërë në ndeshje. Do gjejmë rrugën e duhur për të ardhur te fitorja.
Përqendrimi nga mungon, më saktë: agresiviteti, sidomos në goditjet standarte, kur i kemi në favor dhe kundër. Duhet ta rrisim agresivitetin në të dy fazat e lojës.
Më vjen keq që humbëm këto dy takime, e meritonim një barazim. Stili im i lojës varet nga lojtarët që kam. Kam parë këtë javë 4-5 ndeshje të ekipit me Maganin.
Nëse drejtuesit nuk kanë qenë të kënaqur, atëherë duhet të bëjmë ndryshime. Mundohem të gjej formulën e duhur. Kemi agresivitet në organizimin e aksioneve, por na mungon finalizimi. Pedro është mungesë e madhe”, përfundoi trajneri i Egnatias. /f.a/abcnews.al