Egnatia nuk ia doli dot të merrte fitoren e dytë rresht në kampionat dhe ta niste mbarë vitin e ri, teksa u mposht me shifrat 3-0 nga skuadra e Partizanit.
Një rezultat zhgënjyes ky për rrogozhinasit të cilët tanimë shikojnë Kastriotin t’iu afrohet edhe më shumë.
Pas ndeshjes trajneri Zekirija Ramadani është shprehur se skuadra e tij humbi përqendrimin në pjesën e dytë, ndërsa thekon se prurjet e reja pritet të bëjnë diferencën.
“Patëm dy fytyra, në pjesën e parë kishim iniciativë dhe kishte momente ku ishim më mirë. Nuk i lejuam raste, por pjesa e dytë filloi ndryshe dhe duhej të ishim më të përqendruar. Mendoj se është një problem psikologjik dhe duhet ta zgjidhim se nuk kemi problem taktike apo fizike”.
Dëmtimi i Eller apo Telushit ndikoi? “Nga fillimi i këtij edicioni sot Egnatia ka pasur më pak mungesa se çdo herë tjetër, Eller më pas u dëmtua në gju. Nuk jemi ekip i madh dhe kemi një kontigjent të mirë”.
Synimet në merkato? “Po mundohemi të gjejmë një apo dy përforcime. Jemi në pritje të këtyre përforcimeve dhe me dy lojtarë të tjerë mund ta mbyllim merkaton. Këto që kanë ardhur bëjnë diferencën nga ato që janë larguar. Prirjet e reja kanë rritur konkurrencën.
Mendoj se futbollistët e larguar nuk na kanë prishur punë dhe të rinjtë duhen të ndihmojnë ekipin për të arritur objektivin”, u shpreh Ramadani. /f.a/abcnews.al