Zekirija debuton me mungesa, Memelli nuk ndryshon, ja formacionet e mundshme

schedule12:04 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:04 - 8 Dhjetor, 2021

Skëndërbeu dhe Egnatia do të përballen në Korçë, ora 16:45, takim i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit shqiptarë.

Në këtë sfidë do të debutojë trajneri Zekirija Ramadani i cili ka marrë drejtimin e Egnatias, pas shkarkimit të Gugash Maganit.

Ramadani do ketë mungesën e mesfushorit Bruno Telushit, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Nga ana tjetër Migen Memelli i qëndron besnik lojtarëve që hodhi në fushë në ndeshjen kundër Partizanit, një ndeshje që korçarët treguan një paraqitje vërtet të mirë pavarësisht rezultatit në fund.

Formacionet e mundshme:

Skëndërbeu: Rexhepi, Randi, Vitija, Meksi, Viktor, Sadriu, Moraesh, Zguro, Berisha, Mensah, Mara. Trajner: Migen Memelli

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Imeri, Xhekson (Shtubina), Pedro (Magani). Trajner: Zekirija Ramadani  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!