Humbja 1-0 në ndeshjen e parë të plej of e ka vështirësuar misionin e Partizanit për një kualifikim historik në fazën e grupeve të Konferencë Ligës. Por për trajnerin Zoran Zekiç gara është e hapur. Kroati beson te përmbysja, por sfidën e kthimit të enjten e ardhshme, skuadra e tij duhet ta nisë nga pjesa e dytë e përballjes me Astana.
“Nuk kam qenë i mirë në matematikë, por do të luftojmë deri në fund. Përpara kësaj ndeshje Astana ishte skuadra më e mirë nga kundërshtarët që jemi përballur në Europë. Shpresoj që të rekuperojmë lojtarët e dëmtuar si dhe na rikthehen lojtar që ishin të skualifikuar. Si pasojë e këtyre mungesave ne bëmë disa ndryshime në skuadër. Gjithashtu do të kemi edhe mbështetjen e fuqishme të tifozëve tanë.”
Nëse Partizani mbetet në lojë, kampionët shqiptarë duhet të falenderojnë sistemin VAR, i saktë në anulimin e tre golave për Astana.
“Mund ta themi që ku rezultat na mban ende në lojë. Çfarë mund të them për sistemin VAR. Dikush mund të jetë i kënaqur nga vendimet, dikush tjetër jo”.
Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit në plej-ofin e Konferencë Ligës kundër Astana më 31 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”./h.ll/abcnews.al