Gazetari Milaim Zeka foli edhe për qëndrimet e politikanëve shqiptarë ndaj atyre në Kosovë duke theksuar ka nisur një garë se kush del i pari.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka taksuar kosovarët me taksë, edhe pse ata janë motori kryesor i turizmit në Shqipëri.
LEXO EDHE: Milaim Zeka: Jam krenar që e kam dashur Enver Hoxhën! Pse do më vrisnin në 1998
“Rama ka vënë taskën 10 euro për kosovarët. Nuk ka turp më të madh sepse turizmi në Shqipëri jeton vetëm nga kosovarët . 40% të turizmit e përbëjnë kosovarët.
Çfarë i duhet Edi Ramës me marrë iniciativë për krijimin e një minishengeni ballkanik pa marrë sinjalin e gjelbërt nga Prishtina. Është një mani, sëmundje se kush del i pari. Edi Rama a Hashim Thaçi , apo Berisha që e ka goditur bashkëluftëtarin e Adem Jasharit”, tha Zeka./abcnews.al