Zeka: Në jug të Serbisë ka një bazë të madhe të spiunazhit rus, spiunon gjithë Ballkanin

schedule20:53 - 9 Mars, 2023

schedule 20:53 - 9 Mars, 2023

Analisti Milaim Zeka thotë se shërbimi pro-rus ka ndikim të jashtëzakonshëm në Kosovë.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Zeka u shpreh se në Nish të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën, ka një një bazë shumë të madhe të spiunazhit rus.

Sipas Zekës, baza spiunon NATO-n, KFOR-in dhe të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Ka ndikim shumë të jashtëzakonshëm shërbimi ruso-serb në Kosovë.  Në Nish, që është shumë afër kufirit me Kosovën, ekziston një bazë shumë e madhe e spiunazhit rus, një bazë ushtarake. Thonë që është një farë bazë që përdoret për qëllime humanitare, por ajo bazë është bazë ushtarake ruse që e spiunon NATO-n, KFOR-in, spiunon gjithë Ballkanin. Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh në Kosovë, në Bosnje, në Shqipëri dhe në Mal të Zi”, theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!