Zef Çoba: Kudo në çdo trevë të Shqipërisë, ku punohet mirë dhe ndërtohen vlera, aty jam unë

schedule22:52 - 7 Shkurt, 2020

schedule 22:52 - 7 Shkurt, 2020

Kompozitori Zef Çoba ishte i ftuar në mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano.

Në bisedën e zhvilluar në studio muzikanti Çoba tregoi sa e rëndësishme është muzika e çdo treve në Shqipëri dhe se ai vetë si studiues vazhdon ta bëjë shumë mirë punën e tij dhe me shumë pasion.

Nuk ka preferuar të zhvendoset nga Shkodra, aty Çobo ka zgjedhur të zhvillojë më tej suksesin e tij në muzikë, si studiues, si kompozitor etj.

Prej 4 vitesh merr pjesë në festivalin e këngës qytetare shkodrane gjithashtu është edhe pjesë e lëvizes muzikore kombëtare.

“Kudo në çdo trevë të Shqipërisë por edhe të botës, ku punohet mirë dhe ndërtohen vlera, aty jam unë”, tha Çobo gjatë bisedës në “Provokacija”.

Pjesë nga biseda në studio:

Mustafa Nano: Një nga të paktët studiues të vendit në fushën e muzikës që nuk ka preferuar të transferohet në Tiranë por ka preferuar të qëndrojë në Shkodër, pse?

Zef Çoba: Mendoj se sot që integriteti më i mundshëm se dikur, këto 15 kam jetuar në Shkodër por kam punuar në Tiranë. E njoh më mirë realitetin në Shkodër, kam menduar se aty ku jeton po të punosh mirë është shumë në rregull. I suksesshëm mund të ndihesh edhe aty ku me modestinë e një pune që zbulon dhe afron vlera.

Mustafa Nano: Ju jeni pjesë e lëvizjes muzikore kombëtare, e asaj që ndodh në planin kombëtar?

Zef Çoba: PO, e thatë shumë mirë. Madje edhe ndërkombëtar, jam anëtar i forumit ballkanik, prej vitesh bëj një aktivitet kombëtar.

Mustafa Nano: Kam vënë re se Shkodranët e kanë pak më të theksuar marrëdhënien me vendin e vet apo jo?

Zef Çoba: Vërtetë unë jam shkodran por interesat e mia si studiues janë shumë më të gjera, kam një vizion kombëtar madje edhe universal sepse muzika është art universal.

Mustafa Nano: Përpara disa kohësh isha në Shkodër për të ndjekur festivalin e këngës qytetare shkodrane dhe nuk e dija që është një event i përvitshëm. Në këtë festival ishit edhe ju që kishit kompozuar një këngë që më pëlqeu shumë dhe aty vendosa tju ftoja në emision, është aktivitet i përvitshëm apo jo?

Zef Çoba: Po. Ka katër vjet që zhvillohet. Në Shkodër ka patur një praktikë të tillë madje dua të them që festivali i parë i këngës në Shqipëri është zhvilluar në Shkodër. Nuk e them si vlerë e Shkodrës por si vlerë kombëtare, kudo në çdo trevë të Shqipërisë por edhe të botës, ku punohet mirë dhe ndërtohen vlera, aty jam unë.

Mustafa Nano: Ju më thatë se nuk keni lënë vend të Shqipërisë pa shkelur, keni qenë si muzikant ?

Zef Çoba: Në radhë të parë kanë qenë interesat e mia muzikore, dua tju falënderoj që ftuat një muzikant në studio sepse edhe në institucionet tona formuese pak mendojnë si duhet për muzikën. Janë ca vlera që na mundësojmë të dialogojmë në kohë dhe në vende të ndryshme, ndaj në këtë këndvështrim muzika është gjuhë komunikimi me botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!