Zëdhënësja e Scholz: E mbështesim Ukrainën, por nuk jemi palë në konflikt

schedule15:13 - 27 Janar, 2023

schedule 15:13 - 27 Janar, 2023

Ministria e Jashtme dhe kancelarja tashmë e kanë bërë të qartë se NATO dhe Gjermania nuk janë palë në luftë.

Kështu tha zëdhënësja e Olaf Scholz-it, Christiane Hoffmann, duke iu përgjigjur një pyetjeje në një konferencë për shtyp në Berlin mbi deklaratat e Annalena Baerbock e cila ditët e fundit, në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. Ajo gjithashtu deklaroi se “ne po bëjmë luftë kundër Rusia dhe jo kundër njëri-tjetrit”.

Nga ana tjetër zëdhënësi i ministrisë së Jashtmë Christian Wagner është shprehur se Gjermania është në mbështetje të Ukrainës por nuk është palë në konfliktin mës dy vendeve, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne mbështesim Ukrainën, por nuk jemi palë në konflikt. Nëse më pyesni nëse qëllimi i ministrit ka qenë që ta fusë në qendër të debatit këtë çështje siç është tani në rrjetet sociale, është e qartë se nuk ka qenë kështu”, shtoi ai i shtyrë nga pyetjet e gazetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!