Zëdhënësja e fushatës së PS: Partia Demokratike të mos vonojë numërimin duke kërkuar pushim

schedule12:07 - 26 Prill, 2021

schedule 12:07 - 26 Prill, 2021

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste Bora Muzhaqi në emër të kreut të qeverisë Edi Rama u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të mos e vonojë procesin e numërimit të votave duke kërkuar vazhdimisht pushim.

Në një dalje për mediat nga selia rozë, Muzhaqi u shpreh se qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin zyrtar me një angazhim të përbashkët mes dy partive.

“Ndërkohë që shqiptarët presin rezultatin e numërimit i bëjmë apel PD të mos e vonojë procesin duke kërkuar vazhdimisht pushim. Nuk ka kohë për pushim. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin zyrtar.

 Të punojmë për të numëruar vullnetin e tyre pa humbur asnjë minutë., Shqipëria ka fituar me një festë demokratike që nuk duhet të prishet. Dua të falënderoj vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur. Durim dhe angazhim. Çdo votë të numërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është e qartë por fitorja e Shqipërisë duhet të mbylljet me një angazhim të përbashkët me PD për ta mbyllur numërimin”, tha Muzhaqi./mv.abcnews.al

https://youtu.be/7r81A8RUiC8

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!