Zëdhënësi i talebanëve ultimatum SHBA: Si do të jetojnë gratë në epokën tonë

schedule23:08 - 24 Gusht, 2021

schedule 23:08 - 24 Gusht, 2021

Një prej zëdhënësve të talebanëve ka folur për mediat greke duke i dërguar një tjetër mesazh SHBA-së që të largohen brenda 31 gushtit. Swail Sahin u ndal edhe te roli i grave në epokën talebane dhe cili do të jetë vendi i tyre në shoqërinë që ata duan të ndërtojnë.

Sipas zëdhënësit të talebanëve, qëllimi i regjimit të ri është të ndërtojë një komb të lirisë, pavarësisë dhe paqes për njerëzit e Afganistanit. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëron amerikanët që të largohen nga vendi deri më 31 gusht ose ndryshe i pret një konflikt i ri.

Për gratë, ai tha se do të ketë vetëm një ndryshim. “Gratë do të vazhdojnë arsimin, vajzat do të shkojnë në shkollë dhe natyrisht që ato do të vazhdojnë të punojnë. Ato do të kenë të gjitha të drejtat për qasje në arsim dhe punë. Ndryshimi i vetëm që do të ndodhë do të jetë përdorimi i hixhabit (veshjes)” tha ai.

Në fund ai tha se atyre që bashkëpunuan me fuqitë e huaja dhe qeverinë e mëparshme do t’u jepet amnisti dhe se vala e emigrantëve është për arsye ekonomike dhe jo për pasigurinë që ata ndjejnë nga talebanët./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!