Zëdhënësi i qeverisë: Kurti takohet me Merkelin në Tiranë

schedule15:59 - 12 Shtator, 2021

schedule 15:59 - 12 Shtator, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pritet ta takojë kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Merkel të martën do të vizitojë Shqipërinë, ndërkaq takimi mes saj dhe Kurtit, pritet të zhvillohet në Tiranë në kuadër të kësaj ngjarjeje.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”, ka theksuar ai.

Kancelarja gjermane do takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama, ku temë e bisedës do të jetë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet me krerët e qeverive në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!