Nuk ka “asnjë përditësim nëse dhe kur” do të hapet kalimi kufitar Rafah për kalimin e ndihmave humanitare nga Egjipti në Gaza. Kështu u shpreh të mërkurën zëvendës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.
Zyra e Kryeministrit të Izraelit konfirmoi më herët se Izraeli nuk do të bllokojë ndihmat humanitare që shkojnë në Gaza përmes kalimit, shkruan CNN.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi fajësoi të mërkurën bombardimet izraelite për parandalimin e rihapjes së kalimit jetik.
“Egjipti nuk e mbylli kalimin Rafah që nga shpërthimi i krizës, por granatimet izraelite nga pala palestineze e penguan atë të hapej,” tha Sisi në një konferencë shtypi, duke folur së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
El-Sisi gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të lejojë ndihmën humanitare të hyjë në Rripin e Gazës”./abcnews.al