Zëdhënësi i Kremlinit: NATO është makineri lufte, po i drejtohet kufijve të Rusisë

schedule10:07 - 25 Prill, 2023

schedule 10:07 - 25 Prill, 2023

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se aleanca ushtarake e NATO-s është projektuar si një instrument konfrontimi dhe jo paqeje.

Peskov u shpreh se NATO është një makineri lufte dhe tanimë po i drejtohet kufijve të Rusisë, shkruan Tass.

“NATO nuk është një instrument paqeje; është një instrument konfrontimi. NATO u krijua në këtë mënyrë, si një instrument konfrontimi. Ajo është një makinë lufte. Dhe i është afruar kufijve tanë gjatë gjithë kohës.

“Ne nuk ishim rehat dhe i paralajmëruam dhe u thamë: “Le të diskutojmë shqetësimet tona”. Por ata nuk donin”, vuri në dukje ai, duke shtuar se Perëndimi po kërkon të mbulohet me heshtje ose gënjeshtra. Megjithatë, ishte kështu dhe ne duhet ta kujtojmë këtë; nuk duhet ta harrojmë dhe duhet të flasim për të, dhe të mos turpërohemi, të jemi të sigurt për këtë,” theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!