Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zëdhënësi i BE-së: Edhe Serbia mund të përballet me sanksione nëse nuk kontribuon në shtensionimin e situatës

schedule18:34 - 10 Gusht, 2023

schedule 18:34 - 10 Gusht, 2023

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stanotha se qasja e BE-së në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e balancuar dhe e koordinuar me SHBA-në, dhe se të dyja palët pritet të jenë konstruktive.

Ai përsëriti në konferencën për media se masat ndaj Prishtinës janë të kthyeshme teksa shtoi se nëse BE-ja me SHBA-në shohin se Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, do të vendosin masa ndaj Beogradit, shkruan Euronews Serbia.

“BE ka 27 shtete anëtare me 27 parlamente dhe mijëra parlamentarë. Politika e jashtme dhe qasja e BE-së ndaj partnerëve është formuar unanimisht nga 27 shtete anëtare që përfaqësojnë qeveritë e tyre. Gjëja e fundit që bëmë në dritën e përkeqësimit të situatës në veri të Kosovës ishte vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të mosgatishmërisë për të shtensionuar situatën”, u shpreh Stano.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!