Zdrava në “Ballkan” tregon se çfarë i bëri përshtypje nga shqiptarët në Ukrainë: Koha t’i ndihmojmë financiarisht

schedule18:21 - 1 Korrik, 2022

schedule 18:21 - 1 Korrik, 2022

Një qytetar shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe, Edmond Zdrava, në një lidhje me “Skype” me emisionin “Ballkan” në abc të gazetares Linda karadaku, ka treguar se si komuniteti shqiptar në Britani po ndihmon bashkatdhetarët tanë në Ukrainë.

Zdrava ka treguar se për herë të parë është njohur me komunitetin shqiptar që jeton në Karakurt pranë Odesës 4 vite më parë.

Ai theksoi se ajo që i bëri më shumë përshtypje ishte se si ata pas më shumë se dy shekujsh vijonin të ruanin gjuhën dhe traditat shqiptare.

I pyetur nga gazetarja Karadaku se çfarë mund të bëhet më shumë për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve në Ukrainë, Zdrava tha se vetëm ndihma financiare është ajo që u duhet në këto momente të vështira të luftës, pasi shumica janë të papunë.

Pjesë nga diskutimi:

Karadaku: Si i keni ndihmuar në këtë kohë lufte?

Zdrava: Ne kemi mbledhur disa fonde me disa shqiptarë të tjerë, jemi munduar kemi financuar sa kemi patur mundësi, ata kanë nevojë të madhe për ne.

Karadaku: Ku keni qenë vetë në zonën e Besarabisë, si i keni para ata shqiptarë atje?

Zdrava: Unë kam qenë dy herë atje, herën e parë para 4 vitesh. Vërtetë ishte diçka e çuditshme, nuk e imagjinoja që ata jetojnë rreth 210 vjet atje dhe ende flasin gjuhën e tyre.

Karadaku: Çfarë ju bëri më shumë përshtypje?

Zdrava: Traditat, këngët e vjetra ku disa nuk i kisha dëgjuara. Unë ndenja dy vjet tek një zonjë dhe ajo më këndonte këngët e vjetra shqipe. Ne kemi ndihmuar edhe shkollën që ëhstë aty, i kemi ndihmuar me libra, me kompjuterë, me çfarë kemi patur mundësi. Është vërtetë një mrekulli q ai popull flety akoma gjuhën e tij. Ata flasin gjuhën shqipe, por nuk e dinin ku Shqipëria ishte. Para 3 vitesh unë dhe Mirabela Sukuri që është nga Karakurti dhe është martuar me një djalë nga Fieri, sponsorizuam para 3 vitesh duke çuar disa studentë në Shqipëri për herë të parë.

Karadaku: Ishte ritakimi i tyre me historinë?

Zdrava: Ishin në Kosovë, shkuan në Tiranë, në Vlorë në Durrës, Fier, Sarandë u pritën nga bashkiakët. Kmei marrë iniciativë që të çojmë studentët një herë në vit ose një herë në dy vjet në Shqipëri me shpenzimet që ne mbledhim.

Karadaku: Edi pyetja jonë është njerëzore, jo më larg se sot është sulmuar Odesa, një qytet port me rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike, nuk është kursyer as zona rreth Odesës që kemi shqiptarët tanë, çfarë duhet bërë për t’i ndihmuar shqiptarët tanë atje?

Zdrava: Unë besoj se qeveria shqiptare mund të japë një ndihmë të madhe financiare nëse ka mundësinë, ndihma financiare është e domosdoshme tani, pasi shumica e tyre janë të papunë. Kjo mendoj unë që është më e rëndësishme tani.

/Abcnews.al/