Zbutet Putin, kërkon ndihmën e Amerikës dhe Britanisë

schedule03:15 - 10 Maj, 2020

schedule 03:15 - 10 Maj, 2020

 Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, u ka dërguar telegrame presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, duke thënë se duhet rindezur bashkëpunimi që këto shtete kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’i zgjidhur problemet e sotshme.

Kjo nismë e Putinit është e fundit nga një sërë kontaktesh me Washingtonin, me të cilin Moska dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e ngatërruara rreth shumë çështjeve, prej akuzave për sulm kibernetik në zgjedhjet e SHBA-së e deri te lufta në Siri, shkruan Reuters.

Putini ua dërgoi telegramet dy aleatëve të Luftës së Dytë Botërore në 75-vjetorin e përfundimit të saj. Rusia, e cila shënon dorëzimin pakusht të Gjermanisë naziste më 9 maj, është detyruar të zvogëlojë festimet për shkak të koronavirusit.

Në mesazhin për Trumpin, Putini tha se Rusia dhe SHBA-ja  ndodheshin para sfidave të përbashkëta globale. “Shtetet tona mund të bëjnë shumë për të siguruar siguri dhe stabilitet ndërkombëtar”, ka thënë Putin.

Putin i tha kryeministrit britanik, Johnson, se uniteti i aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm edhe sot, dhe se kujtimi i atyre viteve duhet të ndihmojë në përmirësimin e lidhjes mes shteteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!