Edhe pse shpërtheu në dhjetor të 2019 në Kinë, koronavirusi ka infektuar shumë vende të botës duke u bërë një pandemi globale.
Shkencëtarët dhe qeveritë në të gjithë botën kanë inkurajuar qytetarët të praktikojnë distancën fizike dhe të shmangin daljen jashtë vetëm për qëllime të nevojshme.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se shtatë milion njerëz janë infektuar, dhe numri i vdekjeve globale është më shumë se 400,000. Gati tre milion pacientë janë shëruar.
Këtu janë disa vende që nuk kanë raportuar asnjë rast të koronavirusit deri më tani:
Kiribati
Ishujt Marshall
Mikronezi
Nauru
Korea e Veriut
Palau
Samoa
Ishujt Solomon
Turkmenistan
Tuvalu
Vanuatu/abcnews.al