Kur Britania hyri në karantinë, shumica e njerëzve u paralajmëruan që të mos shkonin në lokalet e tyre të preferuara deri sa situata të qetësohej.
Por miqtë Steve Pond dhe Dom Townsend nuk kishin si të mos shijonin birra pa limit, duke qënë se ishin shpërngulur në një apartament sipër një lokali.
Si të gjithë lokalet e tjerë, ai është mbyllur deri në një njoftim të dytë nga qeveria.
Por dy miqtë që jetojnë sipër lokalit të tyre tregojnë se kanë kaluar shumë mirë edhe pse pa klientë.
Ata i kalojnë ditët e karantinës duke pirë, luajtur dhe parë ndeshje sportive në lokalin e tyre të boshatisur.
Disa vende europiane kanë filluar të lehtësojnë masat, por kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se është shumë herët për ta bërë këtë në Britani, ku numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 22,000.
Kur e pyetën se çfarë do të donte të bënte më së shumti kur të hiqet bllokimi.”Një festë e madhe; të ha në një vend që më mungon; të shoh miqtë e mi”, u përgjigj Townsend.
“Unë mendoj që gjatë karantinimit njeriu kupton që gjërat sipërfaqësore tani nuk ka aq shumë rëndësi. ” Ajo që shumica duan të bëjnë është të shohin familjen, miqtë dhe t’i gëzohen jetës./abcnews.al