Vladimir Putin mbrohet nga COVID-19 me anë të një makinerie që hedh dezinfektant mbi të gjithë vizitorët e rezidencës së tij zyrtare.
Një tunel special, i prodhuar nga një kompani ruse me qendër në qytetin e Penzës, është instaluar në rezidencën e tij zyrtare Novo-Ogaryovo jashtë Moskës,
Makineria hedh dezinfektant mbi rroba dhe lëkurën e ekspozuar mbi të githë vizitorët.
Lënda e përdorur është efektive për çdo material dhe e padëmshme për lëkurën dhe sytë.
Rusia ka regjistruar mbi 500,000 të infektuar, numri i tretë i rasteve në botë pas Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara dhe 7228 viktima.
Kritikët janë të dyshimtë për saktësinë e shifrave reale./abcnews.al