Patatet janë një ushqim i preferuar dhe një pjesë integrale e dietës mesdhetare. Përveç kësaj, ato janë jashtëzakonisht të dobishme kur konsumohen të ziera ose të pjekura, për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të karbohidrateve, fibrave, kaliumit dhe vitaminës C.
Megjithatë, ekziston një gjendje që mund t’i kthejë patatet nga një ushqim i dobishëm në një helm për trupin.
Kur patatet janë bërë jeshile dhe kanë mbirë për shkak të qëndrimit të tyre të zgjatur në diell, nxehtësisë dhe lagështisë, ato nuk duhet të hahen pasi mund të shkaktojnë efekte anësore në trup.
Megjithëse ngjyra e gjelbër e lëvozhgës së patates është një tregues i pranisë së klorofilit (i cili nuk është toksik), prania e saj tregon gjithashtu përqendrime të solaninës. Kjo neurotoksinë, e prodhuar në pjesën e gjelbër të patates, është një pjesë e mbrojtjes së bimës kundër sëmundjeve, insekteve dhe dëmtuesve. l.k/abcnews.al