Zbuloni brendësinë e letrave që Princ Filip i dërgoi princeshë Dianës, nuk ishin të dashura por fyese ndaj saj

schedule10:20 - 15 Shkurt, 2020

schedule 10:20 - 15 Shkurt, 2020

Princesha Diana dhe Princi Charles patën një divorc të ashpër që shqetësoi të gjithë Familjen Mbretërore.

Detaje intime të martesës së tyre  kanë dalë përgjatë viteve, edhe gjatë hetimit për vdekjen e Dianës.

Diana, Princesha e Popullit ’vdiq tragjikisht në moshën 36 vjeçare, së bashku me të dashurin Dodi Fayed, 42 vjeç, në një aksident me makinë në Paris në 1997.

Pretendohet se Filipi dikur i dërgonte letra Dianës, duke e kritikuar ashpër për ndarjen e saj madje dhe duke e fyer.

Letrat, të dërguara në vitet 1994 dhe 1995, dolën në dritë kur shoqja e saj e ngushtë Simone Simmons foli për to.

 

Zonja Simmons, i tha se ka dëgjuar Princ Filip të fliste me Dianën për orë të tëra në telefon – dhe kujtoi një bisedë kur princesha foli me të dhe  ishte shumë ‘e zemëruar’.

Ajo deklaroi se: “Diana më lexoi një letër, dhe ajo ishte kaq e zemëruar dhe kur lexonte letrën madje imitonte zërin e Dukës së Edinburgut”

Znj Simmons tha që njëra prej letrave ishte shkruar me dorë, ndërsa tjetra ishte e shtypur.

Kur e pyetën nëse Duka i ishte drejtuar në mënyrë fyese dhe poshtëruese për sjelljen e princeshës, zonja Simmons u përgjigj ‘po’.

Ajo pranoi që letrat  ishin ‘jashtëzakonisht të turpshme’, duke thënë se në njërën prej tyre Diana u skuq nga turpi.

Disa të tjerë kundërshtuan duke thënë që Filipi i dërgoi Dianës vetëm gjashtë letra në 1992.

Ata deklaruan se ai i ishte drejtuar Dianës me fjalë të dashura dhe të kujdesshme dhe ishin shkruar me qëllimin për t’a ndihmuar princeshën të rishikonte martesën e saj.

 

Filipi u vu nën presion për të dëshmuar  pas rrëfimit të zonjës Simmons, megjithatë gjykatësi Scott Baker, në fund vendosi që Duka të mos paraqitej për të dëshmuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!