Zbuloi vesin e keq, shokun e Haaland e largojnë me “ceremoni”

schedule23:28 - 28 Maj, 2020

schedule 23:28 - 28 Maj, 2020

Vegard Forren, mbrojtësi 32-vjeçar i Molde, së fundmi ka pranuar një problem të madhe që ai ka pasur me bixhozin. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak klubit norvegjez, që ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me lojtarin, i cili para dy vitesh ishte edhe në Shqipëri, kur skuadra e tij u përball me Laçin në Europa League.

“Është diçka e trishtë t’i jap fund aventurës sime me Molde në këtë mënyrë. E kuptoj që veprimet e mira përbëjnë një shkelje besimi për klubin. I kërkoj falje familjes time, miqve, lojtarëve, klubit, tifozëve dhe kujtdo që e do Molden, për mënyrën se si përfundoi gjithçka”, është shprehur Forren, i cili ka qenë shok skuadre me Erling Haaland.

Në muajin mars, mbrojtësi ka nisur terapinë për të lënë pas vesin e keq të bixhozit. “Jam i vendosur të pastroj të shkuarën time, duke e larguar këtë sëmundje njëherë e përgjithmonë. E di që kam ende për të dhënë në fushën e lojës dhe dua të luaj në elitën e futbollit norvegjez sërish. Nëse marr ndonjë ofertë të mirë nga jashtë, pse jo. Do ta provoja”, ka thënë mes të tjerash Forren. /abcnews.al