Ministri britanik i Mbrojtjes, Gevin Uilliamson është shkarkuar nga detyra nën akuzën e zbulimit të informacioneve shtetërore të klasifikuara. Konkretisht, Uilliamson akuzohet se i ka përcjellë mediave vendimin e qeverisë britanike për t’i lejuar kompanisë kineze të telefonisë “HUA UEI” akses të kufizuar në ndërtimin e rrjetit 5G të internetit, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara. Në një komunikatë për shtyp, qeveria britanike ka bërë me dije se kryeministrja Theresa Mej ka humbur besimin tek aftësitë e Uilliamson për të kryer detyrën. Nga ana e tij, ish-ministri ka mohuar çdo rrjedhje të informacionit të diskutuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Por në një takim të zhvilluar pasditen e së mërkurës, kryeministrja Mej i ka thënë atij se ka prova të pakundërshtueshme se kishte qenë ai përgjegjës për përcjelljen e paautorizuar të informacionit./ABC News Albania 24/7
Zbuloi sekretet shtetërore, shkarkohet ministri britanik
schedule21:30 - 1 Maj, 2019
schedule 21:30 - 1 Maj, 2019