Zbuloi përgjimin për legalizimet, Artan Hoxha: 20 mije shqiptareve nuk u po thuhet se do t’u prishet banesa

schedule14:09 - 20 Prill, 2021

schedule 14:09 - 20 Prill, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme një regjistrim audio në të cilin dëgjohet sesi kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame u jep udhëzime punonjësve për të vepruar në shërbim të fushatës zgjedhore.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi, Hoxha tregoi se ky regjistrim është bërë para nisjes së fushatës, nga një prej të pranishmëve me celular. Nga sa shpjegoi Hoxha dhe nga se dëgjohet në audio, bëhet fjalë për rreth 100 mijë ndërtime pa leje, pronarët e të cilëve kanë aplikuar për legalizim.

“Jemi në pak a shumë në situatë të njëjtë si me rastin e patronazhistëve. Në një kohë fushate, një agjenci shtetërore kaq e rëndësishme si Kadastra, me të cilën qeveria ka bërë fushatë për një kohë të gjatë. Një mbledhje që bëhet me drejtuesit e Kadastrës. Po u jepet udhëzime si të sillen gjatë fushatës. Që puna e tyre, pavarësisht se çfarë parashikon ligji, të jetë në favor të fushatës.”


Janë 320 mijë dosje, aplikime për legalizim, nga këto, 150 janë mbyllur. Por ngelet shifra tjetër, pasi bëhet fjalë për 100 mijë legalizime që nuk mund të aprovohen, pasi siç e thotë edhe Lame, janë kriminale.

“Qartësisht Lame thotë, bëhet fjalë për ndërtime të pa lejueshme për t’u legalizuar, madje janë kriminale.”

Udhëzimi në këtë rast është që pronarëve të mos u thuhet që shtëpia e tyre nuk mund të legalizohet, por “duhen mbajtur varur që të mos bëhen mish për top për partinë kundërshtare.”

“Nuk do t’u thoni, këtyre 200 mijë votues, diku 20 mandatë në Kuvendin e ardhshëm që kjo nuk bëhet, por do t’i mbajmë varur, do ketë hapësira të tjera. Nëse u themi që nuk do të legalizoni, i bëjmë mish për top për palën tjetër,” shprehet Hoxha.

Por, nuk mbaron me kaq, Artan Lame, siç dëgjohet në audio, thotë se duhen bërë gati 20 mijë dosje që do të s’kualifikohen menjëherë pas zgjedhjeve. Pra, 20 mijë pronarëve do u thuhet që legalizimi i tyre është në proces, për të siguruar votën, dhe më pas projektet do të s’kualifikohen.

“Punonjësve u kërkohet te jenë të qartë, të saktë, bindës me qytetarët. 1/3 e ndërtimeve në Shqipëri nuk mund të legalizohen. Në këto kushte, kjo gjë nuk do t’u bëhet e qartë shqiptarëve para zgjedhjeve. Kjo bisedë merr rëndësi sepse dëshmon sesi një agjenci kaq e rëndësishme bëhet pjesë e një fushatës, dhe mundohet t’ua shesë  shqiptarëve sapunin për djathë.”

Gjithashtu, siç dëgjohet në regjistrim, Lame shprehet se po përgatitet prishja e 20 mijë objekteve, por edhe në këtë rast porosia është që të mos thuhet gjë përpara zgjedhjeve.

Fjala e Artan Lames:

Është bërë një takim tek kryeministria para rreth një muaj, për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë, objekte që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur edhe 170 të tjera.

Në këtë 170 të tjera vetëm 60. Se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim vetëm, rreth 60 mijë bëhen. Të tjerat janë të pa bëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje. 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra vazhdojmë të trajtohen do shikohet, do të trajtojmë do ta diskutojmë do të rishohim atë kur të rishihet legjislacioni.

Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do  i s’kualifikoj se nuk ju legalizohen këta i theve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakord në këtë takim që logjika është që ne do të vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë.

Pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë të mbajmë situatën varur. DSepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhe, . Kjo do bëjë shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë dhe dy herë pse sma bënë.

Të jeni të bindur që në shumicën e rasteve qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh. Milloshefiçit ti thoja që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin.

Në rregull se ka shtëpinë të jeni të qartë. Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 20 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për s’kualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me ata, natyrisht i intereson si intereson ca është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia.”   sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!