Zbulohet vendbanimi prehistorik në Pogradec, gjetjet i përkasin Neolitit të hershëm

schedule14:06 - 11 Shtator, 2022

schedule 14:06 - 11 Shtator, 2022

Një tjetër vendbanim prehistorik, krahas atij të Buqezës, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon.

Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë, në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut, Serbia etj, prej pak ditësh kanë nisur në këtë zonë gërmimet.

Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800-8000 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë.

Tipologjia e ndërtesave në të është mjaft e veçantë, sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!