Zbulohet ujë në Hënë

schedule15:47 - 21 Gusht, 2018

schedule 15:47 - 21 Gusht, 2018

Ujë i ngrirë është zbuluar për të parën herë, fshehur nën hijet e kraterit të sipërfaqes së Hënës. Shkencëtarët thonë se akulli është gjendur në polin hënor të veriut dhe jugut dhe se një ditë mund të sigurojë burim ujor për vizitorët nga planeti ynë, për një qëndresë sa më të gjatë në të.

Shumica e akullit u gjend në kratere të cilat nuk kanë arritur një temperaturë më të lartë se -157°C, për arsye se drita e Diellit nuk mund të depërtoje tek ato thellësi.
Zbulimi u bë duke përdorur të dhëna nga instrumentat e NASA-s për mineralogjinë e yllit hënor. Ka pasur dhe dyshime të mëparshmë në lidhje më përmbajtje ujore në Hënë, por studiuesit kanë menduar se kanë qene pasqyrime të dherave.

Burimet nga Akademia Ndërkombëtare e Shkencave u shprehën se: “Ne gjetëm prova të palëkundshme për sipërfaqe të ekspozuar ujore në Hënë. Bollëku dhe shpërndarja e akullit është e veçantë krahasuar me trupa të tjerë qiellorë si Merkuri apo Ceresi, gjë e cila mund të lidhet me procesin dhe formimin unik të hënës sonë. Këto depozitime akulli, mund të shërbejnë si të dhëna thelbësore për eksplorime të së ardhmes në Hënë.”

Të kuptosh prejardhjen e këtyre burimeve, sipas NASA-s, mund të shërbejë si joshje për të studiuar akoma më tej fqinjin e planetit tonë, madje duke pasur mundësinë kështu që edhe të qëndrojnë më gjatë aty. Johann-Dietrich Wörner, drejtuesi i Agjensisë Hapësinore Europiane, u shpreh se në të ardhmen mund të kemi gjithashtu dhe realizimin e një “Fshati Hënor” për arsye studimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!