Zbulohet taksisti shqiptar që përdhunon vajzat në Itali

schedule17:43 - 22 Janar, 2018

schedule 17:43 - 22 Janar, 2018

Policia italiane i druhej faktit se ai ishte një përdhunues serial, pasi zbuloi dy raste të tilla. Është fjala për një 30-vjeçar shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Milano si taksist. Kanë qenë denoncimet e dy vajzave, të cilat deklaruan në polici se janë përdhunuar nga 30-vjeçari.

Ngjarjet datojnë më 24 Korrik 2016 dhe 11 Nëntor 2017. Ai mori klientet jashtë një lokali nate rreth orarit 04:00-05:00 të mëngjesit dhe duke përfituar nga fakti që kanë qenë të dehura, ai i ngacmoi seksualisht dhe më pas abuzoi me to.

Edhe pse nuk mbanin mend mirë se çfarë kishte ndodhur, njëra prej vajzave arriti të kujtonte një detaj që çoi në zbulimin dhe arrestimin e taksistit shqiptar. Bëhet fjalë për një objekt në formë zemre që i përkiste njërës prej tyre. Asaj i kishte humbur natën kur ishte abuzuar seksualisht nga taksisti. Ky objekt në formë zemre u gjet i varur në xhamin e pasëm të makinës së 30-vjeçarit, një detaj që shqiptari nuk e kishte menduar se do të shërbente për identifikimin e tij. Hetimet u mbështetën edhe mbi analizat e ADN-së, që konfirmuan se shqiptari ishte abuzuesi i dy vajzave.

Ai u arrestua për akuzën e marrëdhënie seksuale me forcë dhe do të dalë para gjykatës. Mediat nuk e kanë bërë të ditur identitetin e taksistit shqiptar për shkak të hetimeve. Mirëpo hetuesit italianë i druhen faktit se mund të ketë edhe raste të tjera kur taksisti në fjalë ka ushtruar dhunë seksuale ndaj klienteve të tij. Nisur nga këto dyshime, policia vazhdon hetimet për të zbuluar nëse ka pasur denoncime të ngjashme nga vajza të tjera./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!