Teuta dhe Dinamo do të përballen mes tyre në sfidën e javës së 21-të të Abissnet Superiore, një sfidë e cila do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e diel ora 16:45. Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Dinamos nëpërmjet një postimi në instagram.
Prej disa muajsh edhe skuadra e Teutës ka pasur të njëjtin fat si skuadra e Kukësit apo edhe ajo e Dinamos, të cilave iu është dashur të “shtregtojnë” nëpër stadiume të tjera për të luajtur ndeshjet si pritëse.
“Niko Dovana” i Durrësit nuk është akoma gati dhe për këtë djemtë e detit janë “strehuar” në “Elbasan Arena” për të zhvilluar ndeshjet ku durrsakët janë pritës.
Stadiumi “Elbasan Arena” është gjithashtu edhe “shtëpia” e Dinamos që i luan ndeshjet si skuadër pritëse. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që po kalojnë krizë rezultatesh dhe kërkojnë me çdo kusht fitoren për t’u larguar nga zona e ftohtë e mbijetesës. /f.a/abcnews.al