Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet skema/ La një sasi tritoli në oborrin e një banese, arrestohet 44-vjeçari

schedule10:53 - 16 Qershor, 2023

schedule 10:53 - 16 Qershor, 2023

VORË- Një 44-vjeçar është vënë në  pranga pasi ka lënë një sasi lënde plasëse në oborrin e një banese në Vorë. Sipas policisë, ai ka synuar që pronarin e banesës ta ngarkojë me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.

Ka qenë vetë i arrestuari, i cili ka njoftuar strukturat e policisë për sasinë e tritolit, por skema e tij përfundoi pa sukses.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!