Zbulohet skema korruptive e grumbullimit të mbetjeve në Itali, i përfshirë edhe një shqiptar

schedule16:16 - 12 Korrik, 2022

schedule 16:16 - 12 Korrik, 2022

Itali– Agjentët e policisë lokale në bashkinë 8 kanë identifikuar një aktivitet të paligjshëm të transportit dhe depozitimit të mbetjeve.

Aktiviteti ishte organizuar nga një kompani ndërtimi në Settimor Milanese me bashkëpunimin e një punonjësi të Amsa.

Vendgrumbullimi i paligjshëm ishte në via Chiasserini, ku kohë më par ndodhi një zjarr i përmasave të mëdha.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë vënë nën hetim katër persona, dy italianë, një shqiptar dhe një Nigerian.

Ata akuzohen për veprat penale të transportit të paligjshëm të mbetjeve dhe ndërtimit të një landfilli të paligjshëm.

Punonjësi i Amsa-s akuzohet edhe për përvetësim, pasi ka përdorur mjetin që dispononte për përdorim personal. Pronari i kompanisë duhet të përgjigjet për korrupsion, shkruan ANSA. 

Hetuesit arritën të filmojnë edhe shkëmbime të ndryshme parash që ndodhën mes të dyshuarve, gjatë të cilave biznesmeni nga Settimo “shpërbleu” punëtorin e Amsa-s për ndihmën e tij./Abcnews.al.