Zbulohet skema e re për mësimin online

schedule19:35 - 26 Nëntor, 2020

schedule 19:35 - 26 Nëntor, 2020

Në muajin dhjetor nxënësit nga klasa e 6 deri në të 11 do të bëjnë vetëm 7 ditë mësim në shkollë.

Ditët e tjera, deri në marrjen e pushimeve të fund vitit, mësimi do të jetë online.

Kurse, nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe matura  do të zhvillojnë mësimin në shkolla, siç kanë qenë deri më tani.

Kjo është skema e re e vendosur nga Komiteti Teknik dhe Ministria e Arsimit për zhvillimi e mësimit.

Më saktësisht siç shihet dhe në tabelë nxënësit nga klasa e 6 deri tek e 11-ta nxënësit do të kenë mësim në shkollë në datat 1, 9, 10, 11, 14, 15 dhe 23 dhjetor.

Në këtë skemë nuk përfshihen shkollat publike ose private që kanë pak nxënës në klasa dhe nuk kanë pasur raste infektimesh nga Covid.

Këto shkollat do ta vijojnë mësimin normalisht në klasa.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, çdo të premte shkollat dhe njësitë vendore të kujdesit shëndetësor duhet të paraqesin një raport për situatën e Covid në shkolla.

Drejtoritë e shkollave do të përcaktojnë vetë mënyrën si do zhvillohet mësimi i alternuar mes atij online apo dhe në klasë.